Mirjeta Baraliu
Print

Mirjeta Baraliu eshte gazetare dhe kritike filmi me pervoje 10 vjecare ne media dhe TV produksion. Eshte autore dhe prezentuese e emisionit per kinematografine TELEKINO ne RTK- Radio Televizionin e Kosoves, emision ky qe percielle ngjarjet me prestigjioze te filmit ne vend dhe ne bote si: Festivalin e Filmit te Cannes-France, Festivalin e Filmit te Berlinit-Berlinale, Festivalin e Filmit te Sarajeves , Festivalin e Filmit te Florides etj. Mbulon dhe komenton drejteperdrejte the Academy Awards, the Golden Globe, Emmy Awards dhe British Academy Awards (BAFTA) .Mirjeta ka  realizuar  intervista ekskluzive me personalitet te botes kinematografike, aktore, regjisore e producent te listes A te Hollywoodit nder to edhe : John Malcovich, Michael Moore, Javier Bardem, Coolio, Anthony Minghela, Vim Wenders, Jean Pierre dhe Luc Dardenne , Gedeon Burckhard, Claudia Cardinale, Rade Serbetzia,  Fatih Akin, Terry George, Jeremy Irons, Elijah Wood, James Biberi, Stan Dragoti, Miki Manojlovic, Vannesa Redgrave, Kenan Imirzalioglu,  Alyssia Milano, Franco Nero , Elijah Wood, Alexander Payne, Fran Dreschner, Robert De Niro, Jackie Chan etc. Ka mbaruar studimet e magjistratures per media dhe komunikim ne KIJAC ( Kosovo School of Journalism and Communication) gjithashtu ka te perfunduar fakultetin Ekonomik dega Banka, Financa e Kontabilitet.