Info DocuTIFF 2016
Print

TIRANA INTERNATIONAL DOCUMENTARY FILM FESTIVAL - DocuTIFF 2016 do të zhvillojë edicionin e dytë të festivalit kinematografik nga data 1-8 qershor në sallat e Muzeut Historik Kombëtar, Open Air te ambienti Atrium, COD dhe TULLA Culture Center.

 

Nga më shumë se 2000 aplikime prej 102 vendeve të botës janë përzgjedhur për publikun shqiptar dhe mysafirët e huaj 180 filma, nga të cilët 100 në konkurrim dhe 80 filma në programet dhe projeksionet speciale.

Përveç zbulimeve interesante të autorëve të rinj janë përzgjedhur për publikun edhe filma dokumentarë të vlerësuar e seleksionuar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, si Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar e me çmime në Oscar, Golden Globe, etj. (shiko materialin bashkangjitur)

 

Përveç konkurimit ndërkombëtar në kategoritë e filmit me metrazh të gjatë, të mesëm dhe të shkurtër, një hapësirë e veçantë do t'i lihet edhe filmit në shqip që vjen me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe kudo ku ata ndodhen.

Për të interesuarit, kineastët dhe studentët e filmit do të mbahen edhe tre masterclass nga autorë e studiues të rëndësishëm nga Gjermania dhe Izraeli, Noemi Schory, Andreas Voigt dhe Ira Ira Kormannshaus.

 

Do të jenë 4 juri që do të vlerësojnë filmat në konkurim. Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë, juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër dhe juria ndërkombëtare e filmit në shqip.

Nuk do të mungojë edhe këtë edicion juria e Medias, e cila filmin dokumentar e ka pjesë të natyrshme të profesionit të vet.

 

Juria ndërkombëtare e metrazhit të gjatë: Andreas Voigt (Gjermani), Noemi Schory (Izrael), Andrea Lodovichetti (Itali).

Juria ndërkombëtare e metrazhit të mesëm e të shkurtër: Ira Kormannshaus (Gjermani), Igor Prassel (Slloveni), Nita Deda (Kosovë)

Juria ndërkombëtare e filmit në shqip: Mladen Vusurovic (Serbi), Mit'hat Fagu (Shqipëri), Stratis Chatzielenoudas (Greqi)

Juria e Medias: Alda Bardhyli, Ben Andoni, Jonida Hitoveizi

 

 

International Competition (shiko dokumentin bashkangjitur)

12 feature | 17 mid-length | 50 short

 

In Albanian Competition (shiko dokumentin bashkangjitur)

21 filma

 

Special Screenings & Special Programs (shiko dokumentin bashkangjitur)

10 programe të larmishme me filma nga viti 1935 deri më 2015.

81 filma nga të cilët 20 feature dhe 60 shorts.

 

 

STATISTIKA

Total Submissions: 2028

Total Countries: 102

 

Feature Films: 494

Middle Length: 388

Short Films: 1146

 

Europe: 1127

America: 511

Asia: 236

Australia: 50

Africa: 104

 

Akreditimi mund të bëhet në këtë link:

http://www.tiranafilmfest.com/index.php?option=com_wrapper&view=wrapper&Itemid=615