Afrim Spahiu
Print

Ka lindur në Dibër të Madhe, IRJM, më 3 maj 1951. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vendlindje,  studioi dhe mori titullin Master i Arteve në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion në Universitetin e Zagrebit,.në ateljenë  e profesor  Nikola Tanhofer.  Gjatë viteve 1970 - 1990,  punoi si kameraman në RTP (Radio Televizioni i Prishtinës),  dhe si drejtor fotografie në Kosovafilm.
Prej 1981 – 1983, ai punoi si bashkpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, si ligjërues i lëndës së fotografisë në drejtimin e dizajnit grafik.
Gjatë periudhës 1981 – 2013, ai ishte anëtar dhe president  i shumë jurive profesionale në fushën e projekteve komerciale (Show)  arteve vizuale dhe filmit. Ndërsa, gjatë periudhës 2000 -2002 ai punoi si ligjërues i lëndës së  foto-gazetarisë në shkollën e gazetarisë  ‘Faik Konica’.  Prej 2002 - 2005 ai themeloi, ligjëroi  dhe menaxhoi  Institutin për Film dhe Fotografi  ’Gjon Mili’  në Prishtinë. Prej 2007 – 2013 ai punoi si ligjërues i lëndës fotografia analoge-digjitale dhe fotografia e filmit dhe televizionit  në kolegjin AAB në Prishtinë; në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në kolegjin Evolution në Prishtinë; në Fakultetin e Arteve në Prishtinë;  në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup; IRJM. Që nga viti 1975 e deri më sot, si drejtor fotografie realizoi  mbi 25  filma artistikë e dokumentarë, një numër i të cilëve u vlerësuan dhe u shpërblyen në festivale ndërkombëtare.  Autor dhe redaktor i fotografisë ne 6 monografi  ekskluzive,  katalogë dhe shum  botime nga fusha e bisnesit  , artit dhe  kulturës në përgjithësi.. Puntori profesionale ,prezentime në panele të ndryshme,kurator i disa ekspozitave fotografike të autorëve kosovar, si  dhe i Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike "Gjon Mili",edicioni V,në Galerinë e Arteve Kombëtare, Prishtinë.
Ai poashtu, u prezentua (realizoi)  8  ekspozita vetjake të fotografisë artistike  dhe një numër të madh kolektive.
Për punën  krijuese dhe artistike,nga fusha e fotografisë dhe filmit , ai është shpërblyer me disa çmime kombëtare dhe  ndërkombëtare